Shqiperia

Mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë, pacientja e prekur nga koronavirusi. Mjekë e sanitarë dyshime se janë infektuar

Mbyllet pavioni i ortopedisë në Spitalin e Lezhës.

Kjo masë vjen pasi u zbulua se një paciente ka dalë pozitive në testin ndaj koronavirusit.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë, pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar gjatë punës me pacienten.

Mësohet se pacientja ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte shfaqur temperaturë të lartë./tpz

OPINIONE

INTERVISTA