Mbyllja e “Klan Kosovës”, reagon Albin Kurti

Një ditë pas mbylljes së “Klan Kosovës”, ka reaguar Albin Kurti. Ai thotë se ndjekja e rregullave të regjistrimit të mediave është detyrë ligjore dhe organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë në zbatimin e ligjit.

Kurit ka shkruar në Tëitter, Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizuele.“Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet”. Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik.

Në një demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre.

Liria e medias është jetike: një sulm ndaj tyre është një sulm ndaj demokracisë. Por demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve nga njerëz të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën një sulm ndaj lirisë së medias”, ka shkruar ai./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne