Mbyllja e pikave doganore me Greqinë, ambasada e Shqipërisë në Athinë thirrje qytetarëve: Merrni masa për të planifikuar udhëtimet

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me mbylljen për dy ditë të pikave doganore në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë. Ambasada sqaron se për 48 orë shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara. Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek.

Reagimi i ambasadës:

Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024

Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014,

Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet. Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara. Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne