Mbytet një 75 vjeçare në Pogradec, kalimtarët e panë duke e marrë lumi me vete

Një grua e moshuar që dyshohet të jetë mbytur është parë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Viktima mendohet të kete qenë një grua e cila lypte rrugeve te qytetitt te Pogradecit. Kerkimet per gjetjen e trupit kane vazhduar qe nga dita e djeshme por pa rezultat.

 NJOFTIMI
Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 08.03.2018, jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”, disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e ka çuar në liqen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne