Rajoni

Më 11 nëntor ftesë në Paris, a do të takohet Thaçi me Vuçiç?

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe. Thuhet se Vuçiç ka pranuar ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.

Ftesa iu është dërguar dy liderëve, atij kosovar, Hashim Thaçi dhe Vuçiçit.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE