Shqiperia

Me çanta me drogë në drejtim të Greqisë, arrestohen 3 shqiptarë

Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion anti-drogë në kufi me Shqipërinë.
Në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë. Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg, 530 gram marijuanë.
Gjithashtu nga verifikimi në sistemi rezulton se të 3 shqiptarët rezultojë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.
23 vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët. 36 vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe 49 vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.
Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.