“Me kamion për në Angli”, ministri holandez del vetë në terren, mesazh për shqiptarët

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve është shndërruar në një problem serioz për ligjvënësit holandez, aq sa kanë nisur një fushatë të gjërë informuese.

Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë, Mar Harbers, ka dalë vetë në terren dhe i është drejtuar me një mesazh emigrantëve, në veçanti shqiptarëve që të mos e provojnë, pasi do të kapen, do të humbin paratë e do të kthehen me avionin e parë drejt vendit të tyre.

Mesazhi është publikuar nga ambasada e Holandës në Tiranë dhe është një ndër rastet e rralla ku thirrjet kundër emigrimit ilegal bëhen në mënyrë të hapur dhe të dedikuar për shqiptarët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne