Më mirë bojaxhi por i lirë në Tiranë sesa bujkrob në “Fermën e Kafshëve” Rajavi

Më mirë bojaxhi por i lirë në Tiranë sesa bujkrob në “Fermën e Kafshëve” Rajavi

REZA ESLAMI

57 vjec, 29 vjet anëtar i MEK-ut
–    A je terrorist?
–    Jo! Jo!

–    A je spiun i Teheranit?
–    -Jo! Nuk kam asnjë kontakt me Teheranin, me qeverinë atje!

–    A ke shkelur ndonjë ligj në Shqipëri? A ke kryer ndonjë vepër penale në Shqipëri?
–    Jo absolutisht! Unë i respektoj dhe i dua shqiptarët.

–    Pse u largove nga oranizata MEK?
–    Ne na trajtonin keq në këtë organizatë. Unë jam patriot iranian. Unë e dua Atdheun tim  Iranin, ndërsa MEK-u shërben si mercenar në shërbim të të huajve.

–    – A ke dashur të vrasësh ndonjë nga anëtarët e MEK në Manzë?
–    As që më ka shkuar në mend t’u bëj keq atyre. Unë i kam pasur miq. Shumica e anëtarëve të MEK në Manëz janë kundra Rajavit, atëhere si mund t’i vras unë ata?!?!?!?

–    A merr para nga mullahët e Tehranit?
–    -Jo! Jo nuk marr. Paratë për të jetuar në Tiranë mi cojnë njerëzit e mi, që jetojnë në Katar. Unë punoj edhe si bojaxhi edhe si furrxhi këtu në Tiranë, për të siguruar jetesën. Më parë kam punuar në ndërtim edhe në Durrës, ku banoni ju.

–    Si e mendoni të ardhmen tuaj në Shqipëri?
–    Shqipëria është një vend i mirë për të jetuar. Shqiptarët janë njerëz shumë mikpritës.  Unë dua që qeveria shqiptare, si qeveri e një vendi evropian të na respektojë të drejtat tona prej refugjati. I lutem qeverisë shqiptare të na i lejojë familjarët tanë të vinë e të na takojnë në Shqipëri. Po ashtu lus qeverinë të na pajisë me dokumente njëlloj sic pajisen me dokumente refugjatët në vendet e tjera evropiane.

–    Ju a keni fëmijë në Iran?

–    Jo isha vetëm 18 vjec, kur u kapa rob gjatë Luftës Iran-Irak, kështu që nuk kisha kohë të martohesha e të bëhesha me fëmijë.

–    A do dëshironit të krijonit familje duke u martuar me një grua shqiptare?
–    Fatkeqësisht unë nuk kam aq para sa të më dalin për të mbajtur edhe një bashkëshorte.


/ Ashraf News

Nga GJERGJI THANASI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne