Shqiperia

‘Me rrezikshmëri të lartë’, kush është 45-vjeçari i arrestuar sot në Berat (EMRI)

Policia e Beratit ka arrestuar një 45-vjeçar, që cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Edison Çobo.

Çobo është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

NJOFTIMI I POLICISË
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e kapja e shtetasit në kërkim:
Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.
Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

OPINIONE