‘’Me urdhër nga lart!”, studentëve të Elbasanit iu mbyllin dyert e Universitetit: E patolerueshme! (Video)

Studentët e Elbasanit janë përballur sot me dyert e mbyllura të Universitetit të tyre.

Me pretekstin se sot është një ditë zyrtare pushimi, studentët nuk janë lejuar që të protestojnë sot në ambientet e institucionit të tyre arsimor. Sipas asaj që thonë studentëtroja u ka thënë se ky ka qenë një urdhër nga lart, duke iu referuar Ministrisë së Arsimit.

‘’Këto janë urdhëra nga ministria mesa duket, pasi dhe roja u shpreh se është dhënë urdhër nga lart”,shprehet një prej studentëve.

‘’Na kanë mbyllur dyert e Universitetit, kjo është e patolerueshme. Ne do të vazhdojmë protestën në pjesën e jashtme të rrethimit të Universitetit”, shprehet një tjetër prej studentëve.

Ndërkohë që për ditën e nesërme studentët thonë se do të ketë një marshim drejt Tiranës, për të qenë pjesë e protestës më masive që ka ndodhur në këto ditë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=y-SgiTNvFkU?feature=oembed]

Ndërkohë që protesta ka nisur sot dhe në Universitetin Eqerem Çabej në Gjirokastër, teksa është vërejtur një numër më i ulët pjesëmarrësish krahasimisht me dje.

Studentët janë të trembur pas shoqërimit ditën e djeshme në komisariat pasi policia ju ka pohuar që duhet leje për këto tubime dhe nëse dalin sërish do të penalizohen.

FAXWEB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne