Media greke: Mafia shqiptare financon bandën famëkeqe, “truri” i saj ende në arrati

Faktet e reja janë publikuar lidhur me arrestimin e dy grekëve dhe një shqiptari.  Treshja u ndalua një ditë më parë në Attikë dhe ata dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale që tregtonte kokainë në mbarë botën.

Njëri nga grekët sipas policisë merrej me shitjen e makinave dhe u siguronte automjete për transportin e kokainës. Ai është i njohur pasi kishte lidhje me kompanitë e naftës në vend.

Ndërsa greku i dytë është i bir i një astrologu të njohur dhe kishte në pronësi një lokal, raporton zougla.gr. 

Grekët thuhet se kanë pasur një “rol dytësor” në bandën e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërsa “truri” i organizatës thuhet se është një shqiptar. Ai është i afërmi i shqiptarit që u ndalua dje bashkë me dy grekët. Shqiptari i cili dyshohet se është “truri” i bandës edhe nuk është arrestuar. Por, media greke shkruan se shqiptari, i cili u ndalua dje ka qenë arrestuar më parë për trafik kanabisi në Itali.

Më tej portali grek raporton se, hetimi policor zbuloi se paratë për blerjen e kokainës u siguronin nga mafia shqiptare, e cila tani është aktive në të gjithë botën.

Sakaq, operacioni ndërkombëtare është shtrirë në disa vende. Një operacion i ngjashëm është zhvilluar edhe në Ekuador ku janë arrestuar gjashtë persona.

Gjatë këtij operacioni, sipas burimeve të policisë, një sasi e madhe kokaine u konfiskua.

Autoritetet kapën një varkë me vela që mbante 300 kg kokainë, e cila do dërgohej nga Ekuadori në Australi.

Më pas, lënda narkotike do të përfundonte në Evropë përmes Greqisë. Sipas informacioneve të para, kokaina kap një shifër prej 1.5 mln eurosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne