Mediat izraelite: Trampi ka një plan për të formuar një shtet palestinez

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po pregatit një plan për Lindjen e Afërt, i cili parashikon formimin e një shteti palestinez në 85 deri në 90 për qind te Bregut Perëndimor, thanë sot një pjesë e mediave izraelite.

Sipas planit, kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez do të sistemohej në “pjesën më të madhe të lagjeve arabe” në Jerusalemin Lindor.

Televizioni izraelit Kanal 13 mbrëmë deklaroi se e ashtuquajtura “marrëveshje e shekullit” siç e quajti Trampi, parashikon ndarje të Jerusalemit, si dhe atë se Izraeli ta mbajë sovranitetin mbi pjesën perëndimore të qytetit dhe vendet e shenjta, përfshirë edhe Qytetin e vjetër dhe rrethinën. Por, me vendet e shenjta, është parashikuar që Izraeli bashkërisht të udhëheq me palestinezët dhe me Jordaninë, ndërsa ndoshta edhe me vende tjera.

Sipas konstatimeve të mediave izraelite, nga 85 deri në 90 për qind e territorit të Bregut Perëndimor do të ishin nën sovranitetin palestinez, ndërsa Administrata e Trampit do të propozojë shkëmbim territoresh. Lagjet e mëdha hebraike të Bregut Perëndimor të okupuar do të aneksohen, ndërsa lagjet e izoluara nuk do të evakuohen me dhunë, por nuk do t’u lejohet të zgjerohen.
Në plan nuk përmenden propozime për zgjidhjen e statusit të refugjatëve palestinezë as fati i Rripit të Gazës, i cili është nën kontroll të Hamasit.

SHBA-ja pret që palestinezët ta refuzojnë propozimin në formë të këtillë. Lideri palestinez Mahmud Abas e bojkotoi Administratën e Trampit, pasi që presidenti amerikan në dhjetor të vitit 2017 e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Por, pritet që Izraeli ta pranojë planin, i cili nuk do të prezantohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare izraelite, që janë caktuar për më 9 prill.

Por, administrata palestineze nuk pajtohet me propozimin e ri të Uashingtonit me elaborimin se është e papranueshme gjithçka që nënkupton shtet të formuar me kufijtë para luftës në vitin 1967, kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Administratës palestineze, Nabil Abu Rudejne deklaroi se do të dështojë çdo plan paqeruajtës, që nuk parashikon shtet palestinez, në kufijtë e së cilës do të jetë Jerusalemi Lindor si kryeqytet.

Shtëpia e Bardhë konstatimet e mediave izraelite i vlerësoi se spekulim të pabazë.

“Si në të kaluarën spekulimet në raport me planin paqeruajtës nuk janë të sakta”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne