Medvedev: Nëse Bullgaria do të përfshihet në “Rrymën Turke” duhet të japë garanci për projektin

Kryeministri i Rusisë, Dimitriy Medvedev tha se në mënyrë që “Rryma Turke” të kalojë nga Bullgaria, duhet që Sofja të japë garanci se projekti nuk do të ndalohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas lajmit të agjencisë “Sputnik”, në një prononcim për gazetën Trud, që publikohet në Bullgari, Medvedev theksoi se janë duke punuar mbi mundësinë që projekti “Rryma Turke” të kalojë nga Bullgaria, Serbia dhe Hungaria.

Ai bëri të ditur se kohët e fundit Bullgaria ka marrë një vendim për zhvillimin e sistemit të transferimit të gazit natyror dhe për “Rrymën Turke” tha: “Rruga për të filluar punimet e ndërtimit është e hapur. Por për një projekt të madh dhe të kushtueshëm si ky duhen garanci shtesë. Fati i dëshpëruar i “Rrymës së Jugut” nuk duhet përsëritur tek gazsjellësi i ri. Kalimi apo jo i “Rrymës Turke” nga Bullgaria varet nëse Sofja mund të marrë garanci të sigurta nga Bashkimi Evropian nëse do të pengojë apo jo transferimin e gazit natyror nëpërmjet këtij gazsjellësi”.

Ai theksoi se zgjedhja se deri ku do të shtrihet ky projekt varet më shumë nga gjendja e përgatitjes së infrastrukturës së transferimit të gazit natyror, faktit se sa interesohen qeveritë e vendeve përkatëse me projektin dhe hapat e tyre konkrete për këtë projekt.

“Jemi të bindur se bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona në fushën e gazit natyror do të jetë në dobi të vendeve tona. Edhe për Rusinë, edhe për Bullgarinë, por në të njëjtën kohë edhe për Evropën”, tha Medvedev.

Bullgaria, për shkak të insistimeve të Komisionit të Evropës në vitin 2014, ishte tërhequr nga projekti i gazsjellësit “Rryma e Jugut”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne