Të paktën 11 persona, përfshirë një adoleshent, humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr në një kishë katolike në qytetin Irapuato, mbrëmjen e djeshme më 24 qershor, sipas autoriteteve lokale.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Guanajuato, ku ndodhet Irapuato, të plagosurit po trajtohen për dëmtime nga armë zjarri.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum konfirmoi më herët se në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë, por më pas prokuroria bëri të ditur se vetëm një nga të vrarët ishte i mitur, një 17-vjeçar.
Është një ngjarje shumë e dhimbshme. Hetimet janë duke u zhvilluar,” deklaroi Sheinbaum.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon njerëz duke kërcyer dhe luajtur muzikë në oborrin e një kompleksi banimi, pak çaste para se të dëgjoheshin të shtënat.
Guanajuato konsiderohet një nga shtetet më të dhunshme në Meksikë, për shkak të luftës mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës dhe rrugëve të kontrabandës.
Po të njëjtën ditë, pesë persona të tjerë u vranë në pjesë të ndryshme të shtetit, duke e thelluar më tej bilancin e dhunës./Syri