Mentor Nazarko behet gati per lufte: ne mbrojtje te Skenderbeut

Ne mbrojtje te heroit te Krishterimit, Gjergj Kastriot Skenderbeut, pas mbulimit te tij me ekrane nga komuniteti myslyman, tanime ka dale edhe ish-enveristi Mentor Nazarko. Ne portalin e tij Konica.al, Mentori ka bere shkrimin me poshte me titull: “Në mbrojtje të Skënderbeut, gjithmonë gati! Po, gjithmonë gati”. Kete titull Mentori e ka plagjarizuar nga ulerimat e tija ne Lushnje ne kohe te Partise se Punes, kur ishte i ri dhe mengjes per mengjes, sebashku me pionieret e katundeve te Grabianit, Cermes dhe Divjakes ulerinte slloganin:

Pionier te Enverit! Ne lufte per ceshtjen e Partise dhe Enverit te jeni gati! Dhe pergjigja ishte ne korr: Gjithmone gati!

Tani qe regjimi i Enver Hoxhes ka rene dhe Mentori ka zbritur ne Tirane dhe nuk eshte me as keshilltar i enveristit Rexhep Mejdani, Mentor Nazarkua ka gjetur nje aleance te re Fahri Xharren dhe injorante te ndryshem te internetit. Nese ne kohe te Enverit, Mentori ulerinte per Enver Hoxhen sot ai uleret si vijon:

Trima katolike dhe kosovare! Në mbrojtje të Skënderbeut, a jeni gati? Dhe pergjigja qe i japin Mentorit eshte: Po, gjithmonë gati!

Me poshte mund te lexoni shkrimin me qyfyre te Mentorit. Shkrimi i Mentorit eshte pakez hipokrit, pse dje kur nje tufe skenderbegistesh dolen ne Tirane qe te mbronin Skenderbeun, Mentori mungoi. Pritet ne ditet ne vijim te shihet nese Mentori do marri pushken dhe do te mbroje Skenderbeun, apo do rrije duke i bere elozhe dallkaukut gjakovar, Fahri Xharra.

Me poshte mund te lexoni shkrimin trimeror te Mentorit:

Dje u bë një provë e përgjithshme e mobilizimit kombëtar në rrjet, në rast të… sulmit ndaj një figure identitare themelore si ajo e Skënderbeut. Në këto terma u shpreh dikush nga lexuesit e mobilizuar: më mirë që e bënë këtë që bënë (duke ju referuar të ashtuquajturit mbulim të monumentit), se kështu kuptuam qëllimet e tyre dhe sesi do të veprojmë në rast rreziku real. Rrjeti shpërfaqi një ndjenjë të jashtëzakonshme përkatësie kombëtare: tema ishte e thjeshtë, pa komplikime, heroi për tu mbrojtur-më i madhi i kombit, rreziku imagjinar, ai më i madhi i kohës së sotme-ekstremizmi fetar. Kjo ndjenjë në fakt ka kohë që shpërfaqet në rrjet dhe jashtë tij: shqiptarët duan të lexojnë për historinë, po ndihen krenarë për origjinën e tyre, në diasporë, në kampionate evropiane futbolli, por dhe në… ushtrinë greke.

Në një klimë si kjo të krijuar dje, ishte e vështirë të bëje thirrje për qetësi, ndonëse ishte dita e festës më e rëndësishme e komunitetit mysliman, në fakt festë e gjithë shqiptarëve nëse i besojmë atyre rrëfimeve të shkëlqyera të bashkëjetesës fetare kur shqiptarët e të gjitha feve festojnë bashkë. Dje nuk ishte koha as të merreshe me faktet, apo të prisje shpjegimet e palëve të interesuara. Fotografët heshtën dhe fare vonë hodhën në qarkullim kënde të tjera të vendosjes së ekraneve në raport me monumentin dhe distancën mes tyre. Nëse do flisje për qetësi, do të prisnin në llogore aktivistët kombëtarë, heronjtë e rrejshëm dhe të vërtetë. Zbritja në skenë e Artan Lames i vuri kapakun e besueshmërisë sulmit ndaj Skënderbeut: Artani e njeh mirë historinë dhe sot është në qeveri.  Po kush ishte përballë?

Le te flasim sot kur ndonëse moti po përkeqësohet, armët janë varur në mur dhe mund të arsyetohet më thjesht.

Për fat të mirë përballë , kundër Skënderbeut nuk ishte askush, ose ishin fare pak zëra të zbërdhylët, të mjerë, të paguar të ekstremizmit të paguar fetar. Pse them, të paguar, ose të mjerë, të paditur? Frontit të ekstremizmit i janë larguar qoftë nga reagimi i fortë i autoriteteve, qoftë nga ndërprerja e financimeve, zëra të kualifikuar si përshembull imami i Prishtinës. Ndonjë portal i financuar nga s’di kush për t’í bërë ballë rrezikut të islamofobisë nuk kishte shumë zë dhe as ndikim.

Por ka dhe më për t’u thënë. Me gjasë asnjëra prej palëve të interesuara, të përfshira në ceremoni, nuk ka patur interes ta mbulonte Skënderbeun. Organizatori i aktivitetit ishte Komuniteti Mysliman shqiptar, i cili gjendet nën një drejtim në përputhje me Islamin tradicional, duke mbyllur xhami ilegale, duke lëshuar mesazhe pajtuese me fetë e tjera, duke përdorur shpesh fjalën “kombëtare” në ligjërimin e vet publik, duke marrë pjesë në marshime si ai i Parisit pas atentateve atje, marshim ndërfetar që bëri xhiron e botës, etj, etj. Myftiu i Tiranës është njeri prej zërave më të fuqishëm të këtij shndërrimi cilësor të këtij Komuniteti. Nuk shihet, nuk dihet asnjë arsye pse ai ta bënte një gjë të tillë, ndërsa dje në media, tha se figura e Skënderbeut, monumenti në vetëvete nuk ndërlidhet, nuk interferon me faljen e namazit.

Nga dikush prej frontit të mbrojtësve, vihej gishti tek Turqia zyrtare. Ndihet në shumë elementë se Turqia në njëfarë mënyre është shndërruar në një lloj patroni i komuniteteve muslimane në rajon, duke propaganduar njëlloj islami të rreptë, si ai që duket se po propagandohet në vetë Turqinë e Ataturkut. Por nuk dihet, nuk ka, nuk njihet kurrfarë kërkese e këtyre autoriteteve në lidhje me Skënderbeun; ky lloj patronati i Turqisë nuk shihet, nuk ndihet si ta zemë patronati i Greqisë ndaj Komunitetit ortodoks, dhe padurimi ndaj Skënderbeut nuk është shpërfaqur as politikisht. Përshembull, Presidenti historik Demirel,  ashmë i ndjerë, e mori me nderim Urdhërin e Skënderbeut, akorduar nga homologu i tij Meidani në 2001. Probabiliteti më i lartë -nëse do të kishte ndonjë mbulim të qëllimshëm-, do të lidhej me ndonjë sponsor të komunitetit, i gjendur në ditën e festës në Shqipëri, në kërkim të rreshtit të parë, të publicitetit maksimal, në një sebep si ky. Por nuk dihet, nuk njihet kurrfarë rasti i ngjashëm  që të mendosh se kishte diçka të qëllimshme në atë mbulim të pjessshëm, në distancë të monumentit, për më shumë në një kënd të caktuar.

Ka dhe një moment tjetër që jo drejtpërdrejt tregon se në atë që ndodhi, nuk kishte kurrfarë ndërhyrje nga jashtë. Heshtje totale nga mediat e rajonit, ato serbe, greke dhe turke. Kësisoj gjithë zhurma, stuhia në rrjet, apo stuhia, mbeti e shprehur thjesht si gatishmëri për të mbrojtur Skënderbeun në rast të një sulmi real ndaj tij, për të mbrojtur vlerat kombëtare në përgjithësi, si një ndjenjë e shkëlqyer uniteti në mbrojtje të këtyre vlerave. U teprua nga zëra të veçantë me fyerje, por kjo është diçka normale në kushtet e demokracisë pa kontroll të rrjetit.  Ndjenja kombëtare mes shqiptarëve mbetet e fortë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne