Menuja e ushqimit për fëmijët në kopshtet e çerdhet e Tiranës, shpërthen Çollaku: Kjo ose është idiotësi totale ose akt kriminal

Nisma më e re ka nisur prej ditës së djeshme (e martë) në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.

Ndryshimi i menusë së ushqimit në tre vaktet e ditës është ideuar nga dietologia e njohur Blerina Bombaj, në kuadër të “luftës” kundër obezitetit, një fenomen që vitet e fundit është kthyer në një nga problemet më shqetësuese në shoqërinë shqiptarë, sidomos për grupmoshat e fëmijëve.
Kliko per me shume info

Por një gjë e tillë është kundërshtuar fuqishëm nga këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Kreshnik Çollaku, i cili e cilëson këtë si skandaloze, referuar sipas tij, edhe ankesave të prindërve.

“Bashkia e Tiranes nuk mund të detyrojë dietë për fëmijët e moshave 5-10 vjeç. Kjo ose është një idiotësi Totale,ose është një akt kriminal”, shkruan Çollaku ndërsa publikon menunë e ditës.

REAGIMI I PLOTË I ÇOLLAKUT:

Nje tjeter skandal ne Tirane.

Sot nje grup prindesh na kane kontaktuar.

Shqetesimi eshte i pabesueshem por i vertete.

Prindet ankohen se ne kopshtet publike,qe administrohen nga Bashkia Tirane,kuota ushqimore per femijet eshte reduktuar ndjeshem.

Nga menuja ushqimore jane hequr produketet ushqimore kryesore.

Femijet nuk konsumojne ushqimin. Femijet kthehen ne shtepi te uritur dhe te paushqyer.

Askush nuk mund te imagjinonte nje ngjarje te tille.

Bashkia e Tiranes nuk mund te detyroje diete per femijet e moshave 5-10 vjec.

Kjo ose eshte nje Idiotesi Totale,ose eshte nje akt kriminal.

Idiote eshte ideja qe te detyrosh femijet te ruajne linjat duke i detyruar te konsumojne vetem barishte e zarzavatë.

Kriminale eshte nese me reduktimin e kuotes ushqimore te femijeve..dikush ose disa fusin duart ne fondet te dedikuara per ushqimin e femijve te kopshte e cerdhe te dedikuara ne buxhetin e vitit te miratuar me vendim te Keshillit Bashkiak.

Bashkia e Tiranes qe harxhon 2.5 milion euro per Palma e Pisha…nuk mund te nxjerre kete harxhim duke reduktuar kuotat ushqimore te femijeve me kopshte e cerdhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne