Merkel dhe Putin diskutojnë çështjen e Sirisë në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të ditur se është e nevojshme të parandalohet ndonjë fatkeqësi e mundshme humanitare në qytetin Idlib të Sirisë.

Angela Merkel e mirëpriti Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Pallatin Meseberg, një rezidencën e qeverisë që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Berlin.

Në prononcimin e saj para takimit, shefja e qeverisë gjermane duke tërhequr vëmendjen në takimin që pati me Presidentin Putin në Soçi tha se ky dialog duhet të vazhdojë për gjetjen e zgjidhjes mosmarrëveshjeve serioze në botë.

Merkel bëri të ditur se kriza humanitare në Siri duhet të marrë fund, ndërsa shtoi se çështjet e diskutueshme duhet të zgjidhen me anë të dialogut.

Ajo gjithashtu tha se Gjermania dhe Rusia kanë përgjegjësi mbi zhvillimet në botë, ndërsa shtoi se Rusia mbanë përgjegjësi të veçantë pasi ajo është edhe anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërkaq Vladimir Putin bëri të ditur se duhet të hidhen hapat e nevojshme që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre sa më parë dhe vuri theksin në rëndësinë e rindërtimit të Sirisë.

Presidenti i Rusisë theksoi se me partnerët gjermanë janë duke bashkëpunuar në lidhje me tubacionin gazsjellës “Rrjedha Veriore 2”, ndërsa shtoi se ky është vetëm një projekt ekonomik.

Duke e vënë në dukje se gazi rus do të vazhdojë të transportohet nëpërmjet Ukrainës, Presidenti Putin tha se gjëja më e rëndësishme në këtë çështje është plotësimi i kushteve ekonomike./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne