Merkel: Mbështesim paktin e Brexit, të zgjidhet çështja e Gjibraltarit

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se Gjermania do të mbështesë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Europian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik.

“E dimë se sa të vështira janë bërë diskutimet në Britani, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit.

Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhjet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën”, tha Merkel.

Bashkimi Evropian pritet të mbajë një samit të dielën për të diskutuar të ardhmen e Britanisë.

“Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Britaninë edhe në të ardhmen”, shtoi Merkel.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst.

Gjibraltari parashihet të largohet nga Bashkimi Evropian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne