Mero Baze tall “edin” me CIA-n

Gjergji Thanasi

Mero Baze në dy shkrime në përkujtim të përvjetorit të të ashtuquajturit “aksident teknologjik” në Gërdec në mëyrë të qëllimshme bën publik emrin (dhe funksionin) e shefit të stacionit të CIA-s në Tiranë në vitet 2007-2008. Bërja publike e një fakti të tillë nuk është pakujdesi e shkaktuar nga budallëku e trashësia intelektuale e kolegut Mero, sepse z. Baze nuk është ndonjë budallackë trupeshke si dhjetra e dhjetra “geisha” të Rilindjes së Ramës. Kolegu Mero është një nga mendjet, ndoshta mendja më inteligjente e gazetarisë së sotme shqiptare. Që nuk është lajthitje publikimi i emrit dhe funksionit të z. Trevor na bind edhe fakti që botuesi Karlo Bolino e riboton artikullin e Meros duke zmadhuar faksimilet, që emri i z. Trevor dhe funksioni i tij si personel i CIA-s të bëhen maksimalisht e lehtësisht të lexueshëm për lexuesit shqiptarë dhe të huaj. Shtojmëkëtu se z. Karlo nuk është hera e parë, që i var kollaren organizmave të zbulimit amerikan. Nja një cerek shekull më parë z. Karlo i vari kollaren DIA-s, duke bërë publik në ANSA emrin dhe mbiemrin e marinsit të plagosur në Durrës në një sherr për një femër. Ky publikim u bë para se familja e marinsit të lajmërohej zyrtarisht për plagosjen. Një mrekulli e tillë gazetareske u arrit duke blerë për 1 milion lireta (shumë e madhe për kohën) një shef lokal policie, që dekonspiroi emrin e marinsit.

Pse është e rëndë publikimi i emrit të shefit të stacionit të CIA-s

Kjo, që bëri kolegu Mero, ose është provokacion e tallje “edi” me CIA-n, ose është tentativë gjobvënie (skimming, shake down) ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë. Për të mbrojtur këtë tezë po sjellim disa argumenta.

  • Është rregull i pashkruar në diplomaci që edhe kur një shef stacioni (rezidenturë për rusët) dëbohet për spiunazh për etikë reciproke nuk përmendet emri i tij dhe funksioni real si shef stacioni. Këtë praktikë diplomatike e theu Putini nja 2 vjet më parë në mënyrë të qëllimshme si presion diplomatik ndaj “Foggy Bottoms”. Mero e bëri si Putini!
  • Normalisht lind pyetja cfarë pune e lidhte Delijorgjin me shefin e stacionit të CIA-s në “Rilindja Ridge”?!?!? Delijorgji mund t’i telefononte atasheut ushtarak amerikan Komodorit Brian Moor, se ishten demontim stoqesh të municioneve të vjetëruara. Mund t’i telefononte majorit amerikan Lane për shkak të funksionit të tij si bicim këshilltari i Fatmir Mediut. Mund t’i telefononte atasheut tregtar amerikan Robert Newsome, sepse partneri i Delijorgjit në Gërdec deri në nivelin 12.7 X 99 mm ishte një shtetas amerikan i quajtur Patrick Henry III, mund t’i telefononte madje edhe z. Patric Leonard, por me shefin e stacionit të CIA-s cfarë e lidhte Delijorgjin?!?!??! Normal Mero përdor një mjet të marëdhënieve me publikun të quajtur “Names Dropping Technique” në kombinim me një tjetër mjet PR të quajtur “Iceberg Technique”. Përdoren këto mjete për shantazh ndaj Ambasadës amerikane në Tiranë: Unë Mero e di pse CIA fuste hundët në Gërdec, që nuk ishte vetëm “kovacane” demontimi municionesh të vjetra, por edhe vend magazinimi (staging area) armësh e municionesh të ardhura në Shqipëri nga zonat e ish Jugosllavisë dhe ish Bashkimit Sovjetik dhe të destinuara për “rieksport” në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Po ashtu Mero e di rolin e “Iranian Connection” (MODELEX-Mr. Rrahmani affair), që gjithashtu ishte interes i drejtpërdrejtë i CIA-as …… Dy cështje, që mund të shërbejnë mjaft mirë për shantazh sidomos, nëse shtojmë edhe faktin që larg qoftë Gërdeci mund edhe të mos ishte një aksident teknogjik si fjala vjen aksidenti teknologjik në magazinën e nitrat amonit në Bejrut apo edhe aksidenti teknologjik në bordin (star board) e cisternës iraniane “Emerald”! Me të tilla “atu” në dorë, kolegu Mero e bën pasardhësin e z. Trevor të flasë me vehte!!!!
  • Hapja e letrave për përfshirjen e CIA-s në Gërdec i shkakton telashe pafund diplomatëve amerikanë të akredituar në Tiranë. Normal ata janë të gatshëm të paguajnë një cmim relativisht të lartë, që Mero të mos vazhdojë më të merret me rolin e z. Trevor në Gërdec, por edhe në aneksin ushtarak të Aeroportit të Rinasit dhe sidomos me rolin e tij në grup depot e Menajt (Romanat Durrës)…..
  • Qofsha gabuar por kolegu Mero me trimërinë, që e karakterizon vazhdimisht, është gati t’i kërcënojë diplomatët humbameno e “whippër snapper/freluquet”amerikanë të akredituar në Tiranë me një skandal të nivelit Oliver North, nëse u hap historitë me “ababil” e me “Mohajer”!

Mbetet për tu parë në të ardhmen e afërt se cfarë është konkretisht gjoba (skimming/racket), që kolegu Mero po përpiqet tu vërë diplomatëve amerikanë në “Rilindja Ridge”, por edhe në “Foggy Bottoms”. Personalisht mbetem i mrekulluar nga guximi qytetar dhe gazetaresk i kolegut Mero për të nxjerrë një emër të tillë si ai i z. Trevor Nelson, që pas tragjedisë së Gërdecit u transferua nga Shqipëria në një ambasadë amerikane në njërën prej “stan” republikave të ish Bashkimit Sovjetik.

 

P.S. E-mail i Trevor Nelson:

trevor.b.nelson2.civ@mail.mil

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne