“Merret peng avokati i njohur, e fusin në bagazh dhe e dhunojnë”

Gazetari, Basir Çollaku ditën e sotme ka bërë një denoncim të fortë, ku deklaron se një avokat i njohur është në Shqipëri është marrë peng.

Sipas Çollakut avokati është marrë peng dhe pasi është dhunuar e kanë mbajtur 9 orë.

Sipas Çollakut, avokati emri i të cilit nuk bëhet i ditur është marrë peng nga një prej grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë Krujës.

Denoncimi i Basir Çollakut:

Avokati i njohur..9 ore peng per llogari te trafikanteve te droges…

Nje avokat i njohur qe leviz me shofer, i cili ka administruar poste te rendesishme ne sistemin e drejtesie, merret peng per mashtrim, nga disa persona nga Fushekruja.

E kane futur ne nje bagazh makine dhe e kane trajtuar me konsiderate pa demtime serioze ne fytyre, sjellje qe solli plotesimin e disa kushteve te pengmarresve te perkoheshem. Ai eshte rikthyer ne liri pas nente oresh.

Megjithese eshte e pamundur, ndoshta policia nuk ka mundur ta marre vesh ngjarjen e rende. Avokati ka neper duar nje çeshtje te rendesishme, ne nje dosje te trafikut te droges.

Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje.

Per te rifituar lirine, avokati ka plotesuar disa ‘kushte’ te kontrates paraprake.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne