Mësuesi i shkollës në Korçë rezulton me koronavirus dhe izolojnë nxënësit brenda, gazetarja përlotet: Kam vajzën brenda

Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abcnews.al se bëhet fjalë për një mësues në shkollën jo publike “Omiros”, atu ku edhe studion vajza e saj.

Sipas gazetares, gjithçka është zbuluar pas një letre që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjesëtar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi.

Në letër, drejtoria i këshillon prindërit që të bëjnë kujdes pasi mund të jenë infektuar, edhe pse mundësia sipas tyre është e ulët. Pjesëtari i stafit ka qenë më datë 14 mars për herë të fundit në shkollë dhe mund të ketë patur kontakte me nxënësit. Ky fakt, pra njoftimi pas një jave, i ka shqetësuar mjaft prindërit të cilët tashmë janë të irrituar me shkollën.

“Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë ardhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv.

Duke pasur parasysh dhe probabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.

Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

Gazetarja Xeheladinaj shton më tej se për shkak të këtij rasti fëmijët janë izoluar brenda në shkollë dhe nuk lejohen që të kenë kontakt me prindërit dhe familjarët për dy javë.

Ata duhet që të shihen nëse kanë simptoma apo jo të Covid-19, gjë që mund të sjellë edhe infektimin e familjarëve.

Në këtë moment, gazetarja filloi të qante teksa tha se edhe vajza e saj do të qëndronte e mbyllur në shkollë. mbetet e paqartë se si kjo shkollë ka qëndruar e hapur kur gjithçka është mbyllur.
/abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne