Meta bën një selfie me Netanyahun në Paris

Presidenti i Republikës, Ilir Meta takoi dhe bëri një selfie në Paris me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Meta shprehet në Facebook se mes dy vendeve ekziston një marrëdhënie unike.

“Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen. ?????”- shkruan Meta.

Meta ndodhet në Paris me rastin e një ceremonie për 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Takimi mes Metës dhe Netanjahut ka ardhur pas anulimit të vizitës të këtij të fundit që ishte parashikuar për në datën 1 nëntor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne