Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH 12 muaj pas emërimit

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të SHISH.

Emri i tij ishte propozim i kryeministrit Rama, ne fund te tetorot te vitit 2017, kur Rama ne nje takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.
Helidon Bendo prej 18 muajsh mbante postin e zv.drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, deri diten qe emri i tij u zgjodh per kreun e SHISH.
Por kush është Helidon Bendo?

Përpara se të merrte detyrën e zv.drejtorit të SHISH në 22 prill 2016, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

bendo

Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne