Meta godet Ramën: Kanabisi dhe bastet i kanë kushtuar shumë Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte sot në një biznes social, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë.

Meta u tregua i ashpër me qeverinë duke thënë se bastet dhe kanabisi i kanë kushtuar shumë Shqipërisë.

“Nuk mund të jetë zgjidhje nxitja e kanabisit apo forma e ‘aventura’ të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhuar ky fenomen”.

“As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.

“Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurt dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës”, theksoi Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne