Shqiperia

Meta: Vlerat e vërteta njerëzore kanë burimin te drejtësia dhe dituria.

Vlerat e vërteta njerëzore, paqja shpirtërore dhe progresi shoqërisë e kanë burimin te dituria dhe drejtësia.

Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta në simpoziumin me temë “Imam Aliu, midis traditës dhe modernitetit”.

“I lumtur që jemi bashkë në këto momente në prag të festes së Sulltan Novruzit. Në këto ditë vëmendja, përkushtimi dhe dashamirësia shkojnë për besimtarët bektashinj. Besimi që ju përfaqësoni dhuron përherë shpresë mirëkuptim, paqe dhe harmoni. Vlerësoj idenë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të trajtuar në simpoziume ide rreth doktrinës bektashiane e rolit të prelatëve të saj. Kontributi filozofik dhe personaliteti i Imam Aliut vazhdon të inspirojë e të ngelet i qenësishëm. Në thelb të veprës së vet Imam Aliu predikoi dhe lartësoi dijen dhe drejtësinë. Vlerat e vërteta njerëzore, paqja shpirtërore dhe progresi shoqërisë e kanë burimin te dituria dhe drejtësia”, është shprehur z. Meta.

Ai u shpreh më te j se bektashizmi përfaqëson një besim tradicional, dije dhe kulturë të konsoliduar në Shqipëri. “Në mënyrë të veçantë do të vlerësoja kontributin, sakrificat dhe mundin e shumë bektashinjve të ndritur me në krye Dede Reshat Bardhin. Për bektashinjtë tanë Shqipëria ngelet mbi gjithçka! Për lirinë, shkollën dhe kulturën kombëtare ata nuk kanë kursyer as jetën. Ky besim u shndërrua në shekuj në burim dialogu e tolerance, në faktor të rëndësishëm kulture e patriotizmi. Harmonia midis feve në Shqipëri është tashmë proverbiale. Ndaj ne krenohemi me të”, u shpreh më tej presidenti.

Themeluesit e Shtetit Shqiptar u kujdesën me largpamësi që shteti të ngrihej mbi të gjitha besimet dhe në radhë të parë mbi unitetin kombëtar, përfundon kreu i shtetit.

Top Channel

OPINIONE