Bota

Mianmar, Këshilli i Çështjeve Islame propozon “përdorimin e xhamive në luftën kundër Covid-19”

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Islame në Mianmar, Tin Maung Than i propozoi qeverisë përdorimin e xhamive në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një deklaratë për AA, duke bërë thirrjen për unitet në luftën kundër epidemisë, Than deklaroi se “Në vend ka mbi 1.000 xhami dhe një numër të madh të shkollave fetare. Këto mund të përdoren në luftën kundër epidemisë”.

Than tha se zyrtarët e Këshillit kanë bërë të ditur se ndërtesat që përdoren për qëllime fetare mund të shndërrohen në spitale të përkohshme dhe qendra të karantinës.

Sekretari i përgjithshëm ndër të tjera vuri në dukje se shumë hotele, apartamente dhe ndërtesa që u përkasin muslimanëve mund të përdoren brenda këtij qëllimi nëse do të vërehet e nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë në Mianmar ka bërë të ditur se në vend 3 persona janë të prekur nga Covid-19./AA

OPINIONE

INTERVISTA