MICOTAKIS: Marrëveshja e Prespës e intensifikon problemin mes dy vendeve

Marrëveshja nga Prespa nuk e zgjidh problemin, por e intensifikon, nuk e arkivon, por e mban aktiv, tha Kirjakos Micotakis, kryetar i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re në fjalimin në fund të Samitit të tretë të Selaniku.

Micotakis nga Selaniku edhe njëherë përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do ta mbështes marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se marrëveshja është e dëmshme për të dyja vendet.

“Edhe njëherë them se marrëveshja e Prespës është e keqe. Demokracia e Re nuk do të votojë as në përbërjen e tanishme parlamentare dhe as në të ardhmen, përderisa nuk ratifikohet tani. Ato punë që po votohen në Shkup janë më të dëmshme se edhe vetë fillimi i tekstit të marrëveshjes në mes Cipras dhe Zaevit, që pastaj ishte i detyrueshëm që ta pranoj edhe Kotzias, negociatori kryesor për marrëveshjen”,deklaroi  Micotakis.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne