Miku i Khashoggit, Omer Abdulaziz: E di se kush tjetër do të vritet

Një mik i ngushtë i gazetarit saudit Jamal Khashoggit, Omer Abdulaziz pohoi se e dinë se kë tjetër do t’a vras Rijadi.

Omar Abdulaziz, një ish koleg dhe mik i gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll, bëri disa deklarata të reja të habitshme.

Sipas lajmit të Yavuz Atalay, Abdulaziz njoftoi se një program izraelit kishte hakuar bisedat e fundit të tij me Khashoggin në Whatsapp dhe se do të hap padi ndaj këtij vendi, si dhe u shpreh se ka në dorë listën e emrave të cilët princi i kurorës Muhamed bin Selman dëshiron t’i vrasë ashtu si Jamal Khashoggin.

Abdulaziz u shpreh se: “Unë kam një listë prej 7 personash. Në të janë emrat të cilët Selman dëshiron t’i vrasë. Njëri prej tyre ishte Jamal Khashoggi. Një tjetër prej tyre jam edhe unë. Ndërsa 5 emrat e tjerë nuk mund t’i tregoj. Ato do t’i tregoj kur të vijë koha.”

Në deklaratat e tij të mëparshme, Abdulaziz kishte thënë se para Jamal Khashoggit, ata kishin dashur ta vrasin atë, por se nuk kishte rënë në kurth.

TRUMP PO PËRPIQËT TË SHFRYTËZOJ

Duke vlerësuar qendrimin e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me rastin e Khashoggit, Abdulaziz u shpreh se: “Jamal Khashoggi nuk e donte presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Kushner. Me siguri se për këtë arsye, edhe e fejuara e Khashoggit, Hatixha nuk e kishte pranuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë. SHBA-ja po shfrytëzon Arabinë Saudite. SHBA dhe CIA mund të jenë brenda kësaj pune.”

REGJISTRIM ZËRI 36 MINUTËSH

Abdulaziz po shtu pohoi se posedon një regjistrim zëri. Abdulaziz tha se tani për tani do të hesht sa i përket çështjes se kujt i përket regjistrimi i zërit, si dhe u shpreh se: “Por mund të them se njëri nga personat në atë regjistrim, është njëri nga emrat në listën prej 5 personash. Ndërsa tjetri është një emër shumë i rëndësishëm dhe i mirënjohur në inteligjencën saudite. Një emër të cilin kur t’a publikojmë regjistrimin, të gjithë mund ta njohin lehtë përmes zërit të tij.”

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me atë se si kanë ndikuar tek ai ato që ndodhën, Abdulaziz u shpreh se: “Unë çdo natë fle duke e ditur se mund të vdes.”

Abdulaziz po ashtu tha se ka përgatitur një këng për Khashoggin.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne