Ministri britanik: Ka gjasë të ndodhë një referendum i dytë për Brexit

Ministri britanik i financave, Philip Hammond, ka thënë se ka shumë mundësi që ideja e një referendumi të dytë për Brexit të votohet në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Ai i ka bërë këto komente pavarësisht faktit se Qeveria britanike është shprehur kategorikisht kundër një referendumi të dytë, shkruan Reuters.

“Është një propozim që sipas të gjitha provave, ka shumë mundësi që të vihet për diskutim në parlament”, ka thënë Hammond para gazetarëve.

Kujtojmë se liderët e Bashkimit Europian i kanë dhënë afat Kryeministres britanike, Theresa May, që deri më 31 tetor të këtij vitit, të vendosë për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne