Ministri Çavushoglu u takua me përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Amerikë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) gjatë vizitës në qytetin Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u takua me emrat pararojë të komunitetit mysliman turk dhe amerikan.

Ministri turk pas takimeve në Nju-Jork dhe Uashington kaloi në Miami të Floridas ku vizitoi xhaminë Miami Gardens.

Para namazit të xhumasë ai u takua në xhami me përfaqësuesit e komunitetit mysliman turk dhe amerikan që jetojnë në rajon dhe mbajti një fjalim të shkurtër të rastit.

Në lidhje me këtë takim asi bëri një postim në median sociale Twitter.

“Me përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Amerikë, në takimin në Miami, biseduam për sprovat me të cilat përballen myslimanët. Arritjet e këtij komuniteti janë frymëzuese për botën. Theksuam se roli i tyre në luftën kundër islamofobisë është i pashoqë dhe i rëndësishëm” shkroi Çavushollu.

Ministri turk e fali namazin e xhumasë në xhami dhe u përshëndet një nga një me xhematin.

Ndërkaq në kuadër të takimeve ai priti edhe Kryetarin e Bashkisë së Metropolit të Miamit, Francis Suarez.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet Twitterit, Çavushollu shkroi: “Me kryetarin e bashkisë që qytetit të binjakëzuar të Antalias sonë, Francis Suarez shqyrtuam mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit veçanërisht në turizëm dhe ekonomi”.

Ministri turk para Suarezit u takua edhe me Kryetarin e Zyrës së Konferencës dhe Turizmit të Miamit, William Talbert dhe shqyrtoi modelin e turizmit të këtij qyteti.

Çavushollu mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u zhvillua më Uashington me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior gjatë datave 3-4 prill./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne