Ministri Çavuşoğlu takon homologun Bushati

Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri Çavuşoğlu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Kryediplomati turk e filloi dje vizitën në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në universitetin e Fondacionit Turk Maarif, Universitetin Neë York Tirana, si dhe realizoi një takim me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO).

Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavuşoğlu do të realizojë një vizitë në Kosovë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne