Ministri i Jashtëm grek i përgjigjet ftesës për të vizituar Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrugalos nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi me ftesë të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Jashtme turke thuhet se ministri grek nesër do të takohet me homologun e tij turk në Antali dhe parashikohet që gjatë vizitës në fjalë të dy homologët krahas marrëdhënieve mes dy vendeve të bisedojnë edhe për çështjet rajonale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne