Ministri i Jashtëm iranian Zarif, sot zhvillon vizitë në Turqi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif sot do të zhvillojë një vizitë në Turqi.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme turke thuhet se ministri iranian Zarif do të zhvillojë një vizitë në Turqi gjatë datave 14-15 qershor.

“Në kuadër të vizitës, parashikohet diskutimi i marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha dimensionet e saj si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Po ashtu burimet diplomatike njoftuan se Zarif do të vijë në Stamboll./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne