Ministri i Jashtem Turk: Kriza në Venezuelë u “ushqe” nga jashtë, nga ata që nuk janë të interesuar për bisedime

Ankaraja ka paralajmëruar se shtetet që refuzojnë dialogun kuptimplotë me autoritetet legjitime të Venezuelës vetëm sa ndihmojnë ta rrëzojnë vendin në më shumë kaos dhe pasiguri, sesa të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu paralajmëroi se “ka një shkëndijë që mund të kthehet në zjarr në çdo moment.” Një krizë e tillë duhet të shpërbëhet“nëpërmjet dialogut” dhe autoritetet venezueliane kanë shprehur gatishmërinë për të – megjithatë, shtetet e huaja duket se nuk janë të interesuara.

A ndodhi kjo vetvetiu? Jo. Përkundrazi, [kriza] u ushqye nga jashtë. Njerëzit e Venezuelës u dënuan. Miliona njerëz u detyruan të largoheshin nga Venezuela.

Diplomati më i lartë i Turqisë po fliste të dielën para përfundimit të ultimatumit zgjedhor, dhënë qeverisë së Nikolas Maduro nga disa vende evropiane. Dymbëdhjetë ditë më parë, Juan Guaido deklaroi veten si “president i përkohshëm”  i Venezuelës, duke pretenduar se Presidenti aktual Nikolas Maduro nuk është më i aftë për të udhëhequr dhe se ai në thelb ka uzurpuar pushtetin.

Pas njoftimit, Venezuela pa mijra mbeshtetes, si pro dhe kundër Maduros . Disa nga zyrtarët e lartë të vendit, përfshirë   një atashe te mbrojtjes në SHBA, njoftuan mbështetjen e tyre për Guaido , ndërsa shumica mbeti besnike ndaj Maduros , duke përfshirë edhe ushtrinë.

Pothuajse menjëherë pas asaj që është emërtuar si “një grusht shteti” nga zyrtarët në Karakas, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po mbështesin liderin e ri të përkohshëm dhe premtuan mbështetjen e tyre të plotë. Një numër aleatësh perëndimorë të Uashingtonit dhe vende të Amerikës Latine gjithashtu njohen Guaido. Turqia, Rusia, Meksika dhe një numër vendesh të tjera thonë se ata ende e konsiderojnë Maduro presidentin legjitim dhe do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e tij.

Në një përpjekje për të vënë më shumë presion mbi Nicholas Maduro, Britania e Madhe, Spanja, Gjermania dhe Franca lëshuan një ultimatum të hapur , duke i bërë thirrje atij të shpallë zgjedhje të reja deri në fund të së dielës (3 shkurt). Nëse Maduro nuk pendohet, ata u zotuan të njohin automatikisht Guaidon si president te Venezuelës. Ultimatumi u hodh poshte nga Moska, e cili vuri në dukje formulimin “identik” të kërcënimit.

Të shtunën, mes tubimeve si në mbështetje dhe kundër qeverisë së tij, Maduro propozoi zgjedhje të parakohshme në Asamblenë Kombëtare (një organ i dominuar nga opozita). Megjithatë, ai nuk emëroi ndonjë datë të saktë, duke sinjalizuar se ai nuk ka gjasa të shkoje në ultimatum.

Ndersa zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence  tha “Kjo nuk është koha për dialog”, por “koha për veprim”.  

Duke i bërë jehonë fjalimit të ashpër nga Pence, këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton e dyfishoje kercenimin  duke thënë se Uashingtoni do të dërgojë “ndihmë humanitare”  tek populli i Venezuelës, duke shtuar: “Është koha që Maduro të largohet nga rruga”.

Ministri i Jashtëm venezuelian Jorge Arreaza akuzoi SHBA se  kryen “luftëra të padrejta” dhe nënshtrimin e “ekonomive me  bllokadë”, duke shkaktuar “vdekje, uri, shkatërrim dhe vuajtje”./ RT/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne