Ministri i Mbrojtjes i Iranit: Regjimi sionist do të shkatërrohet plotësisht

Ministri i Mbrojtjes i Iranit tha: Popujt e rajonit do të dëshmojnë se regjimi sionist do të përmbyset plotësisht dhe siguria e vërtetë do të kthehet në rajonin e Azisë Perëndimore.

Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani, Ministër i Mbrojtjes i Iranit, në një bisedë për të ardhmen e luftës në Rripin e Gazës, shtoi: “Operacioni Stuhia Al-Aksa bëri që sistemi i regjimit izraelit të shkatërrohej zyrtarisht në dimensione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe sferat politike, ushtarake dhe fusha të tjera”.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit deklaroi se për shkak të presioneve të shumta nga vende të ndryshme në fushën politike dhe ekonomike, regjimi sionist dhe mbështetësit e tij më në fund u detyruan të pranonin një armëpushim, dhe shtoi se amerikanët e ndjenin seriozisht rrezikun që regjimi sionist të  shkatërrohet plotësisht, prandaj e mbështetën këtë regjim së bashku me disa vende europiane.

Gjeneral brigade Ashtiani shtoi: Prania e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane në rajon do të rezultojë në reagimin e të gjithë rajonit, duke përfshirë popullin revolucionar të rajonit dhe boshtin e rezistencës, sepse ky rajon është një rajon i ndjeshëm dhe bota është e varur nga ky rajon, ku rrjedhin linjat e transmetimit të energjisë.

Më në fund, pas rreth 50 ditësh të luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës, u vendos një armëpushim i përkohshëm katër-ditor. Sipas armëpushimit 4-ditor, çdo aksion ushtarak i të dyja palëve supozohet të ndërpritet.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit tha: Popujt e rajonit do të dëshmojnë se regjimi sionist do të përmbyset plotësisht dhe siguria e vërtetë do të kthehet në rajonin e Azisë Perëndimore.

Sipas raportit të Agjencisë së Lajmeve të Studentëve iranianë (ISNA), gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani, Ministër i Mbrojtjes i Iranit, në një bisedë për të ardhmen e luftës në Rripin e Gazës, shtoi: “Operacioni Stuhia Al-Aksa bëri që sistemi i regjimit izraelit të shkatërrohej zyrtarisht në dimensione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe sferat politike, ushtarake dhe fusha të tjera”.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit deklaroi se për shkak të presioneve të shumta nga vende të ndryshme në fushën politike dhe ekonomike, regjimi sionist dhe mbështetësit e tij më në fund u detyruan të pranonin një armëpushim, dhe shtoi se amerikanët e ndjenin seriozisht rrezikun që regjimi sionist të  shkatërrohet plotësisht, prandaj e mbështetën këtë regjim së bashku me disa vende europiane.

Gjeneral brigade Ashtiani shtoi: Prania e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane në rajon do të rezultojë në reagimin e të gjithë rajonit, duke përfshirë popullin revolucionar të rajonit dhe boshtin e rezistencës, sepse ky rajon është një rajon i ndjeshëm dhe bota është e varur nga ky rajon, ku rrjedhin linjat e transmetimit të energjisë.

Më në fund, pas rreth 50 ditësh të luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës, u vendos një armëpushim i përkohshëm katër-ditor.

Sipas armëpushimit 4-ditor, çdo aksion ushtarak i të dyja palëve supozohet të ndërpritet.arstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne