Ministri izraelit: Në luftën e ardhshme Hamasi e paralizon frontin tonë të brendshëm

Joav Galant, ministri i Strehimit i regjimit sionist, deklaroi se në luftën e ardhshme, precizioni i  raketave të brigadave Ezedin Kasam, krahu i armatosur i  Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) do të paralizojë Frontin e Brendshëm Izraelit (IDF).

Qendra palestineze për informim raportoi se Joav Galant në një intervistë me kanalin 2 të televizionit izraelit,  foli mbi mosmarrëveshjet e shumta që ekzistojnë në kabinetin qeveritar izraelit në lidhje me mënyrën e përballjes me Rripin e Gazës. Ai tha se disa ministra të kabinetit paralajmëruan se kriza ekonomike në Rripin e Gazës do të çonte në konflikte të reja dhe shtoi: Rezistenca palestineze dhe aftësitë raketore të saj po rriten pavarësisht nga bllokada gjithëpërfshirëse izraelite ndaj Rripit të Gazës”.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne