Shqiperia

Ministri kolumbian dhe gjenerali amerikan nxjerrin gënjeshtar kryeministrin Edvin

Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Necocli u mbajt një ceremoni festive zyrtare, ku ndër të tjerë merrnin pjesë minisitri i Mbrojtjes i Kolumbisë Luis Carlos Villegas, ambasadori amerikan në Bogota Kevin Withaker (ekujvalenti i Donald Lu—së) sonë si edhe gjen/majori amerikan Rick Wandell, i cili është zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump. Ministri kolumbian i mbrojtjes ndër të tjera në fjalimin e tij theksoi që organizatës së narkotrafikantëve (njëkohësisht milici e armatosur) Klani i Gjirit ( Clan del Golfo) në bashkëpunim me aleatët amerikanë  3 vitet e fundit i janë kapur 200 ton kokainë me vlerë 6 miliardë USD me çmim shitjeje me shumicë. Ministri kolumbian në fjalën e tij në 5 paragrafë rresht u morr me kapjen e kokainës në Maminas.

Ministri kolumbian theksoi se ishte ushtria kolumbiane, e cila në bashkëpunim me aleatin amerikan (DEA-n) dhe agjensi ligjzbatuese ndërkombëtare informoi paraprakisht palën shqiptare dhe atë italiane për një ngarkesë të madhe prej qindra kilogramësh kokaine të pastër (klohidrat kokaine). Ishte informacioni mjaft i saktë i agjensive ndërkombëtare dhe i ushtrisë kolumbiane, që i dha mundësinë policisë shqiptare ta kapte këtë sasi droge.

Një deklarim i tillë do të thotë që kryeminsitri im Edvin gënjeu e u mburr kot sikur të ishte Tatarini i Taraskonit, kur tha se atë drogë, që nuk e kapën dot në portet europiane e kapën policët e Xhafës së Rilindjes! Faktikisht meritë për zbulimin dhe mbajtjen nën mbikqyrje të drogës ka kushdo përveç policisë shqiptare. Unë dhe besoj çdo shqiptar jo dele, jo militant babuin, beson më shumë fjalën e një ministri kolumbian dhe një gjen/majori amerikan (këshilltar i Presidentit Trump) sesa kryeministrin tonë Edvin. Kush ka meritë për kapjen e kësaj sasie droge tashmë është e qartë si drita e diellit, e vetmja gjë e paqartë në tërë këtë mesele me 6 kuintalë kokainë është se cilin besojnë më shumë diplomatët e “Rilindja Ridge”, gjen/major amerikan këshilltar të Presidentit Trump apo kryerilindasin shqiptar (Sic!) /GJERGJ THANASI