Rajoni

Ministri serb: Ushtria e Kosovës kërcënim për serbët dhe Serbinë

Pas miratimit të projektligjit që i hap rrugën Forcave Speciale të Kosovës të kthehet në ushtri ka reaguar ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin.

Sipas tij krijimi i ushtrisë së Kosovës është një kërcënim për serbët dhe Serbinë, sipas tij terroristët po i marrin në duar armët.

Vulin deklaroi se Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.

Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, tha Vulin.

Më tej ai akuzoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që siç deklaroi ai, terroristët e papenduar që të përsërisin krimet e tyre.

Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, deklaroi ministri serb.

OPINIONE