Ministri Soylu: Gjatë vitit të fundit janë neutralizuar 1 mijë e 451 terroristë të PKK-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu bëri të ditur se gjatë një viti janë neutralizuar 1 mijë e 451 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK dhe 40 pjesëtarë të organizatës terroriste të majtës ekstreme.

Ministri Soylu bëri deklarata të rëndësishme para mbledhjes së sigurisë në Ankara.

Soylu informoi në lidhje me operacionet e ndërmarra ndaj organizatave terroriste, ku tha se “Gjatë vitit të fundit ndaj PKK-së janë ndërmarrë 91 mijë e 297 operacione, ndaj organizatës terroriste gyleniste FETO 38 mijë e 725, ndaj organizatës terroriste DAESH 2 mijë e 483 dhe ndaj organizatave të ekstremit të majtë u ndërmorën 655 operacione”.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu shtoi se gjatë vitit të fundit janë neutralizuar 1 mijë e 451 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, 40 pjesëtarë të organizatës terroriste të majtës ekstreme dhe janë ndaluar 336 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne