Ministria e jashtme e Rilindjes thikë pas shpine azilkërkuesve shqiptarë në Danimarkë

Rreth një vit pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Rama shqiptarët u përfshinë në një valë të re eksodi thuajse biblik. Të paktën 400 000 shqiptarë ia mësynë rrugëve të Evropës në kërkim të azilit për pamundësi thuajse totale për të jetuar në shtetine “Rilindjes”. Që nga Gjermani e deri në Islandën e akullt shqiptarët me dhjetra mijëra kërkonin azil.

Pasi Rindja u vuri fshesën shtetasve të vet, me qëllime propagandistike ministrat shqiptarë vecanërisht Minsitria jonë e Jashtme zyrtarisht u deklaron përfaqësuesve të vendeve të BE-së se Shqipëria është vend i sigurtë dhe autoritetet e vendeve të BE-së janë në të drejtën e tyre t’i kthejnë edhe forcërisht azilkërkuesit shqiptarë në Shqipëri.

Rasti më i fundit është Danimarka. Pasi Ministria e Jashtme e Shqipërisë garantoi palën daneze se Shqipëria është vend i sigurtë dhe danezët pa problem fare mund t’i kthejnë azilkërkuesit shqiptarë forcërisht në Shqipëri, në fund të marsit e këto ditë të para të prillit fshesa daneze nuk po kursen as ato familje fakirfukarenjsh shqiptarë, që plotësojnë kushtet për azil. Për t’u bërë presion prindërve të kthehen “vullnetarisht” në Shqipëri tashmë një vend i sigurtë, autoritet danezenë Qendrën e Azilkërkuesve Slaesmark trajtojnë me ashpërsi fëmijët e tyre. Psh. Një fëmije shqiptar në mencën e kësaj qendre iu refuzua t’i jepej në racionin ushqimor patate të zjera dhe brokoli,sepse kishte mbushur moshën 5 vjecare. Të qarave të fëmijës dhe lutjeve të babait të tij personeli qendrës iu përgjigj me pyetjen: Pse nuk kthehesh në Atdheun tënd Shqipërinë, ku gjërat nuk shkojnë keq dhe vendi është i sigurtë? Disa ONG daneze në mbrojtje të të drejtave të njeriut protestuan për këtë rast. Ata denoncuan hipokrizinë e qeverisë, e cila madje kërcënon Tanzaninë me prerjen e ndihmave nga Danimarka, sepse të drejtat e homoseksualëve shkelen në këtë vend afrikan. NGO-të daneze e quajnë hipokrizi këtë qëndrim të qeverisë daneze, që shkel të drejtat e fëmijës shqiptar në zemër të Danimarkës dhe kërkon të mbrojë të drejtat e pederastëve në Afrikën Subsahariane.

Në mars një nënë iraniane desh vdiq gjatë tentativës për deportim me dhunë po në qendrën Slaesmark. Në protesta, që përfshinë qendrën, morën pjesë fuqimisht edhe familjet e azilkërkuesve shqiptarë. Në 3 prill 2019 familja Marku u tentua të deportohej forcërisht nëpërmjet Aeroportit të Kophenagës. Familja e përbërë nga babai, nëna dhe 3 fëmijë nën 10 vjec u bllokua në aeroport për shkak të një proteste të zhurmshme të një grupi jo të vogël aktivistësh danezë, që mbrojnë të drejtat e njeriut. Një nga fëmijët e ciftit Marku është me zhvillim të vonshëm mendor dhe në bazë të vetë ligjit danez familja kualifikohet për të marrë azil për arsye humanitare.Fatkeqësisht policia daneze vendosi të zbatojë dëbimin,sepse Ambasada Shqiptare në Kopenhagen e kishte siguruar policinë daneze, se mjekësia është falas në Shqipëri dhe këto 5 vitet e fundit në Shqipëri janë bërë hapa gjigandë përpara për të trajtuar fëmijët me aftësi të vecantat (me zhvillim të vonshëm mendor). Shkurt puna, propaganda e Rilindjes për mjekësi falas e suksese spektakolare në përmirësimin e shëndetësisë në Shqipëri në vitet e Qeverisë Rama ia bëri gjëmën Familjes Marku. Aktivistët danezë për momentin duke filluar nga ora 5 e mëngjesit e kanë bllokuar policinë dhe familja Marku përfshirë fëmijën e sëmurë mbeten të bllokuar në aeroport pa u imbarkuar në avion për në Rinas. Danezët zemërbardhë e trima janë betuar, që nuk do ta lenë policiën e vendit të vet ta deportojë Familjen e hallexhinjve Marku të deportohet ashtu si ndodhi me një nënë shqiptare me fëmijën e saj nën 10 vjec, që u dëbuan forcërisht këtë të martë nga Aeroporti i Kopenhagës për në Rinas.

Të vetmit, që nuk i dolën në krah Familjes Marku janë diplomatët shqiptarë në Kopenhagen! Këta diplomatë madje kishin garantuar autoritet daneze për kushtet mëse të mira, që ekzistojnë në Shqipëri për trajtimin e fëmijve me nevoja të vecanta! Kësaj i thonë të të dojë danezi më shumë sesa diplomati i vendit tënd, diplomat rroga e të cilit, del nga taksat, që paguajnë fakirët shqiptarë!!!!

Për më shumë mund të lexoni në këtë link: http://cphpost.dk/news/albanian-family-with-special-needs-child-deported.html

 

GJERGJI THANASI/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne