Ministria e Mbrojtjes: 67 banesa të dëmtuara në Klos, Mat e Bulqizë

Sipas një bilanci dëmesh që Ministria e Mbrojtjes ka publikuar para pak minutash, tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme ka dëmtuar 12 banesa në Bashkinë Klos, 8 në Mat dhe 47 në Bashkinë Bulqizë.

Dëmet kryesisht konsistojnë në çarje muresh dhe tavanesh.

“Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë.” – njofton Ministria e Mbrojtjes.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne