Ministria ruse e Mbrojtjes publikon pamjet e armës sekrete më të fundit (video)

Pajisja FILIN (pajisja e interferencës vizuale- optikale) ruse, me të cilën janë pajisur disa anije të marinës, është filmuar në aksion nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Filmimet e para të Filin 5P-42 në aksion, që u transmetuan në kanalin e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Zvezda, tregojnë armën e re duke u testuar në Shën Petersburg.

Filini – i cili përkthehet “Bufi” – është një armë e fuqishme, e aftë të neutralizojë raketat e drejtuara si dhe të verbojë personelin e armikut në një distancë deri në pesë kilometra. Ajo është projektuar të jetë efektive natën dhe në muzg, ndërkohë që po punohet për ndërtimin e një versioni që ka efekt edhe gjatë ditës.

Filini është i instaluar tashmë në dy fregata të marinës së re ruse. Njëra prej tyre, “Admiral Gorshkov”, lundroi përmes kanalit të La Manshit të shtunën, pasi moti i keq e detyroi të bënte një ndalesë në bregun skocez. Gjatë kësaj kohe, ajo u ndoq nga anijet e Marinës Mbretërore duke u bërë objekt shkrimesh të revoltuara në mediat britanike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ztuNnWpgmwg?feature=oembed]

“Shumë nga ata që kanë dëshmuar pasojat e pajisjes kanë thënë se kanë përjetuar haluçinacione. Shumica kanë folur për marramendje, përzierje dhe çorientim”, tha Zvezda-s Vladimir Zharov, një drejtor departamenti në uzinën “Ruselectronics”.

Por, ndërsa raportet e Britanisë së Madhe, të cilat e përdorën të njëjtin burim, po i frikësojnë lexuesit me anijet ruse që shkaktojnë haluçinacione dhe të vjella, duhet thënë se deri tani rusët kanë deklaruar se arma është zhvilluar për qëllime të mbrojtjes dhe se nuk shkakton dëm të pakthyeshëm ndaj shikimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne