Ministrja franceze e Kulturës: Doemos duhet të pranojmë se kolonializmi është krim dhe barbarizëm

Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, ka deklaruar se Franca doemos duhet të pranojë se kolonializmi është krim dhe barbarizëm dhe se vendi i saj ka marrë pjesë në të.

Për gazetën franceze L’Opinion, Bachelot konfirmoi se ligji për kthimin e disa vlerave kulturore që i përkasin Senegalit dhe Beninit u miratua unanimisht nga Asamblea Kombëtare dhe Senati.

“Siç tha (presidenti francez) Emmanuel Macron, doemos duhet të pranojmë se kolonializmi është një krim, barbarizëm dhe se ne kemi qenë të përfshirë në të”, tha Bachelot.

Macron në vitin 2017 qëndroi për vizitë në Algjeri, me ç’rast tha se kolonializmi është një krim kundër njerëzimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne