Ministrja franceze kritikon ”besueshmërinë dhe dobinë” e Bashkimit Evropian

”Besueshmëria dhe dobia” e Bashkimit Evropian është “në rrezik” me krizën koronavirus, tha të dielën Ministrja Franceze e Shtetit për çështjet Evropiane, Amélie De Montchalin.

Duke folur për RTL Radio, De Montchalin tha: “Nëse disa nuk dëshirojnë solidaritet, ne do të duhet të fillojmë të dyshojmë për vendin e tyre në BE dhe të pyesim se çfarë po bëjmë akoma me 27 shtete anëtare. Është një pyetje themelore, ekzistenciale”.

De Montchalin po fliste pas mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare të BE-së, për mënyrën më të mirë për të trajtuar ndikimin e koronavirusit në ekonominë e unionit. 

 “Nëse Evropa është vetëm një treg i përbashkët kur gjithçka është mirë, atëherë shumë gjëra duhen rishikuar,” shtoi De Montchalin. /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne