Misionari protestant David Hosaflook promovon librin e spiunazhit protestant në Shqipëri

Në Bibliotekën Kombëtare është promovuar libri “Lëvizja Protestante te shqiptarët 1818-1908” i autorit David Hosaflook.

Në këtë libër trajtohet lëvizja protestante tek shqiptarët në kuadër të lëvizjes protestante mbarëbotërore e cila sipas autorit të tij e ndryshoi rrënjësisht kulturën europiane në shekullin e 16-të dhe që tre shekuj më vonë solli ndryshime edhe në rrjedhën e kulturës shqiptare.

Libri që po promovohet në kuadër të aktivitetit kulturor kushtuar “Ditëve të Alfabetit” prej disa ditësh po i bëhet një jehonë e madhe në Kosovë pavarsisht se ai është një libër që nuk ka asnjë lidhje me historinë e Kosovës dhe nuk sjell asgjë të vlefshme për shqiptarët.

Sipas referuesit Xhevat Lloshit ky libër, ka vlera të larta pasi zbulon dokumente të shumta që lidhen me alfabetin shqip, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, sipas referuesit tjetër Fehmi Cakollit, ky libër është një ndër projektet më kapitale që ka përmbushur një zbrazëti të kahmotshme mungese të mendimit të plotë shqiptar qysh prej Mbretërisë Shqiptare e deri tani./Gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne