Miting i madh në Budapest, Orban: Duhet të përballemi me rrjetin global që drejtohet nga Sorosi

Partia në pushtet Fidez, me rastin e festës kombëtare dhe 3 javë para zgjedhjeve të 8 prillit, ka mbajtur një miting të madh në Budapest ku vlerësohet se kanë marrë pjesë rreth 500 mijë vetë, pavarësisht shiut që binte.

Në fakt në 15 mars Hungaria feston përvjetorin e revolucionit të pavarësisë së  1848-1849 dhe me këtë rast Partia Fidez ka organizuar një “Marshim të Paqes”, ky është marshimi i paqes i organizuar që nga 2014. Ky marshim është vlerësuar nga mediat edhe si një mbështetje të qeverisë dhe kryeministrit Orban i cili ka mbajtur edhe një fjalë përballë Parlamentit.

Në hyrje të fjalës së tij Orban ka falenderuar qytetarët hungarezë por edhe shumë polakë që merrnin pjesë në këtë manifestim, duke evokuar lidhjet e forta që ekzistojnë mes Polonisë dhe Hungarisë.. Ai ka deklaruar se “zgjedhjet e 8 prillit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverinë e 4 vieteve të ardhshme, por për të përcaktuar të ardhmen e vendit”.

Fjala e tij është fokusuar kundër emigrantëve, temë kryesore e kësaj fushate elektorale. “Disa duan që ne, me dëshirën tonë, tja dorëzojmë vendin tonë të tjerëve. Të huajve që vijnë sot në vendin tonë nga të gjithë cepat e botës. Atyre që nuk flasin gjuhën tonë. Që nuk respektojnë kulturën tonë, ligjet tona, mënyrën tonë të jetesës. Që duan të zëvëndësojnë qytetarët tanë me të tjerë. Ata dëshërojnë që në të ardhmen ne dhe pasardhësit tanë të mos jemi më këtu që jetojmë sot këtu, por të tjerë.”

“Këtë duan të na e imponojnë disa forca të jashtme dhe fuqi ndërkombëtare. Prandaj në votimet e 8 prillit ne nuk duam të fitojmë zgjedhjet e ardhshme port ë ardhmen tonë”, ka thënë Orban. Sipas tij “Europa dhe Hungaria në zemër të saj, asnjeherë nuk ka qënë në një pikë kaq kritike kur duhet të ballafaqohen patriotët tanë me internacionalistët. Në 8 prill ne s’kemi përballë disa parti opozitare të dobta por na duhet të luftojmë me një rrjet ndërkombëtar të organizuar si një perandori e vertetë. Mediat e mbështetura nga konsorciume të huaja dhe ologarkët në Hungari, OJF të financuara nga spekullatorë ndërkombëtarë, që mishërohen me emrin e Xhorxh Sorosit. Kjo është që duhet të mundim që të ruajmë  vendin tonë”.

Sipas tij ‘Brukseli nuk e mbron dot Europën”.

“Ne kemi mundur sulltanin e jenicerët, kemi fituar ndaj Perandorit të Habsburgut e ushtareve te tij, kundër sovjetëve dhe shokëve të tyre, dhe tani na duhet të ngadhnjojmë mbi Sorosin dhe rrjetin e tij”, ka thënë në fjalën e tij. Dhe e ka mbyllur me një thirrje për rininë: Të rinj, atdheu ka nevojë për ju, ejani dhe luftoni për atdheun tuaj, sepse ditën që ju do të keni nevojë për atdheun, ai do të jetë këtu për ju.

https://www.dreuz.info/2018/03/17/victor-orban-nous-devons-nous-battre-contre-un-reseau-international-organise/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne