Mjeku akuzohet për vrasje, vrau djalin 2-vjeçar gjatë synetllëkut

Një mjek është akuzuar për vrasje pasi një fëmijë humbi jetën gjatë një rrethprerjeje në një qendër strehimi në Romë. Ndërsa vëllai i tij binjak përfundoi në gjendje kritike.

Djali 2-vjeçar kishte vdekur nga humbja e gjakut pas operacionit të shtunën.

Mediat italiane raportojnë se mjeku dyshohet të jetë një burrë 66-vjeçar. Zyrtarët thuhet se po hetojnë kualifikimet e mjekut për praktikimin e këtij operacioni.

Mjeku, i cili besohet të jetë një shtetas amerikan me origjinë libiane, bëri thirrje për ndihmë urgjente kur djali filloi të kishte gjakderdhje të tepërt. Vëllai i tij binjak iu nënshtrua menjëherë operacionit në spitalin Sant Andrea, por më vonë u transferua në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik në Spitalin Gemelli në Romë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne