Bota

Mogherini nuk do të marrë pjesë në takimin anti-Iran në Polon

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini nuk do të marrë pjesë në një takim anti-Iran në Poloni për shkak të orarit të saj të ngjeshur.

Në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA), zyrtari europian tha në kushtet e anonimitetit se Mogherini do të jetë gjithashtu në pushim gjatë takimit.

Takimi është planifikuar të mbahet në Poloni më 13-14 shkurt 2019..

Duke denoncuar autoritetet polake për të mbajtur një takim anti-iranian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Bahram Kasemi u kujtoi atyre të bënin një vizitë në Simbolin e Miqësisë Iran-Poloni në Varshavë.

Duke komentuar mbi Konferencën anti-Iran në Poloni, Kasemi tha, “Duket se Polonia ndikohet nga makinacionet dhe presioni i Shteteve të Bashkuara për të qenë në përputhje me politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë”.

Ai u shpreh se pret një takim të tillë kundër Iranit si një veprim i gabuar dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo më herët njoftoi planet për të mbajtur një takim me fokus në Iran.

Ai tha se shtetet nga Azia, Afrika, Evropa dhe Lindja e Mesme do të marrin pjesë në takim.

Takimi në Poloni do të mbahet në përputhje me përpjekjet e SHBA-ve për të promovuar skenarin e Iranofobisë.

Më herët, Ministri i Jashtëm Iranian, Muhammed Xhevad Zarif në një shkrim në faqen e tij të Twitter-it, shkruan:

“Ata që do të marrin pjesë në shfaqjen më të fundit të SHBA kundër Iranit janë të vdekur, të turpëruar ose të margjinalizuar. Irani është më i fortë se kurrë.

Ai shtoi: “Qeveria e Polonisë nuk mund të lajë turpin: Ndërsa Irani i shpëtoi polakët në Luftën e Dytë Botërore, tani Polonia strehon një cirk të dëshpëruar anti-Iran”.

Burimi : IRNA/ ML

OPINIONE