Morgantini: Gaza është një turp për të gjithë njerëzimin

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Luisa Morgantini deklaroi se bllokada izraelite ndaj Gazës paraqet turp të vërtetë për gjithë njerëzimin.

“Izraeli kryen krime çdo ditë dhe duhet të nxirret para Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, sepse më shumë se 50 vite mban nën pushtim territoret palestinez”, tha ish-nënkryetarja e PE-së, Morgantini.

Politikania italiane në një prononcim për agjencinë Anadolu Agency (AA) shpreson në atë që komuniteti ndërkombëtar do të arrijë të vendosë paqe dhe t’i japë fund masakrës ndaj banorëve të enklavës palestineze, Gazë.

Duke theksuar se situata e tanishme është turp për mbarë komunitetin ndërkombëtar, Morgantini tha se është e papranueshme që Izraeli të paraqitet si viktimë dhe të mos hetohet për krime.

“Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të mund të ndryshojë qasjen dhe të dëgjojë nevojat e palestinezëve. Konsideroj si të domosdoshëm bashkimin e palestinezëve dhe të mos lejojnë Izraelin të luajë me ta duke përfituar nga përçarja e tyre”, tha Morgantini.

Ajo akuzoi Izraelin për ndërtimin e një shoqërie me një nacionalizëm të rritur, racizëm dhe diskriminim.

Morgantini veçanërisht kritikoi politikën e keqe të kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, të cilin e konsideron si fajtorin kryesor për zvarritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

“Mendoj se Netanjahu është e keqja më e madhe që ka mund t’u ndodhë Izraelit dhe palestinezëve”, ka thënë Morgantini.

Në fund ajo tha se nuk është e sigurt nëse largimi i Netanjahut nga pushteti do ta ndryshojë situatën në terren, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë që palestinezët përfundimisht të bëhen një popull i lirë.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dëgjojë edhe zërin e izraelitëve, të cilët kundërshtojnë pushtimin dhe konsiderojnë se kjo është e dëmshme edhe për Izraelin”, përfundon Morgantini./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne