Mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer, infermieri nga Hasi përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një infermier nga Hasi është përkeqësuar pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Infermieri me iniciale M. Ll ishte një nga bluzat e bardha i cili u vaksinua në Shkodër pas nisjes së fushatës nga Ministria e Shëndetësisë. Por vetëm pak ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës, gjendja e tij është përkeqësuar. Ai ka patur probleme si ënjte dhe fryrje abdominale dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjakovës. Të afërmit e infermierit shprehen se pas analizave të gjakut, është vënë re se treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë nga norma maksimale. Megjithatë, disa kolegë të infermierit shprehen se ai ka patur probeme të hershme dhe nuk e lidhën drejtpërdrejt me faktin se ai bëri dozën e dytë të vaksinës Pfizer./joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne